Kovacic i sos durimi, del hapur: Dua të largohem nga Real Madridi!

Futboll

Kovacic i sos durimi, del hapur: Dua të largohem nga Real Madridi!

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 11:14
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic i ka sosur durimi në stol te Real Madrid dhe dëshiron të largohet nga klubi, në kërkim të angazhimit të rregullt në fushën e blertë. Kroati u bashkua me “Los Blancos” në vitin 2015 nga Interi, pasi u zhvillua në një nga lojtarët më premtues të Seria A. Ai iu kushtoi madrilenëve 35 milionë euro.

Por, ka qenë një luftë e vazhdueshme për Kovaçiç, për të krijuar një vend në mesfushën e Real Madridit, duke mos i larguar dot nga vendi Luka Modriç, Toni Kroos dhe Casemiro, të tre të favorizuar nga Zinedine Zidane.

Pas Zidane mori vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, pas një suksesi të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, Kovaçiç, ende vetëm 24 vjeç, u pa nga shumë prej tyre si një nga lojtarët që ka më shumë gjasa të përfitojë.

Por, i frustruar me fillimin e vetëm 37 ndeshjeve të La Liga-s në 3 vite, Kovaçiç do të kërkojë një start të ri, nëse Real Madridi nuk do t’i ofrojë atij më shumë minuta si titullar. Duke folur për “Marca”, kroati tha: “Dua të luaj më shumë dhe gjëja më e mirë është të largohem nga Madridi. Unë e dashuroj futbollin dhe dua të jem në fushë. Dua të jem motorri i një ekipi tjetër. Nëse nuk luaj, nuk jam i lumtur”.

Skuadra e Premier League, Tottenham, ka qenë e lidhur me një lëvizje të Kovaçiç në të kaluarën, por së fundi është folur edhe për një interesim të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat