Serbët bombardojnë me komente: Shqiptarët na dhanë leksione se si luhet futbolli - Bota Sot
Serbët bombardojnë me komente: Shqiptarët na dhanë leksione se si luhet futbolli

Futboll

E hënë, 23 korrik 2018

Serbët bombardojnë me komente: Shqiptarët na dhanë leksione se si luhet futbolli

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:26
Shaqiri e Behrami

Mediat serbe mbrëmë gjatë ndeshjes që u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë, në mes të Zvicrës dhe Serbisë, aty ku u shënuan dy gola historikë nga dy kosovarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, reaguan në shumë forma. Por, në lajmet e publikuara në mediat serbe, kishte edhe komente mjaftë të çuditshme të serbëve

Komente të shumta kanë vërshuar mbrëmë lajmet e postuara nga mediat serbe, kur raportohej për golat e dhëna nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Një prej komentuesve serb ka shkruar: Flisni ju çka të doni, ky Shaqiri po luan me ne.

Shumica e komenteve nga serbët janë se lojtarët me prejardhje nga Kosova u kanë dhënë shkollë lojtarëve të Kombëtares së Serbisë.

“Ky Shaqiri po u jep mësim futbollistëve të Serbisë se si luhet futbolli”.

“Shqiptarët na përjashtuan, e ju merruni me llafe”, shkruajnë serbët.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test