Kukësi firmos me mesfushorin kroat

Futboll

Kukësi firmos me mesfushorin kroat

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:51
Kukësi firmos me mesfushorin kroat

Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim në këtë merkato verore, në kuadër të ndërtimit të një grupi të fortë dhe cilësor për pjesëmarrjen europiane dhe sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Dino Spehar, që i cili vjen nga skuadra Dun?rea C?l?ra?i në Ligën e Dytë të Rumanisë, ku ishte dhënë në formë huazimi nga CRL Cuj. 24-vjeçari kroar ka nënshkruar për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Spehar është formuar si futbollist te skuadrat zinxhir të Osijekut, ndërsa ka qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit, që e ka dhënë gjithnjë në huazim te Lokomotiva e Zagrebit dhe RNK Split, para se të bëhej pjesë e CRL Cluj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat