Verratti drejt kthimit në Itali, PSG nis kontaktet me klubin italian

Futboll

Verratti drejt kthimit në Itali, PSG nis kontaktet me klubin italian

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:17
Verratti

Ndizet aksi i merkaton Torino-Paris: ditën e mërkurë është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Juventus, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, dhe drejtorit sportiv të Paris Saint-Germain, Antero.

Drejtuesi i PSG, sipas “Tuttosport”, është informuar në lidhje me situatën e brazilianit Alex Sandro, por çdo diskutim është lënë për muajin e ardhshëm, duke parë se francezët janë të ‘bllokuar’ në merkaton deri më 30 qershor për shkak të “Fair Play”-it Financiar.

Emrat e tjerë që do të jenë në qendër të diskutimeve Juve-PSG, janë Adrian Rabiot dhe Marco Verratti. Kështu, bardhezinjtë janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të Miralem Pjanic, nëse ky i fundit do të vendosë të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat