Osmani me djem ndanë drejtësinë në futbollin francez

Futboll

Osmani me djem ndanë drejtësinë në futbollin francez

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:54
Osmani me djem ndanë drejtësinë në futbollin francez

Janë raste të rralla që prindi me djem është në treshen e referimit. Është një rast i rrallë dhe interesant ani se janë në një kategori të ultë të futbollit francez. Është një rast i veçantë dhe një shembull që duhet të ndiqet sepse kështu edhe jetohet e frymëzohet nga futbolli.  Familja Caka nga Vushtrria përbën treshen e referëve të futbollit në ligat franceze.  Osman Caka është prind i djemve Valmirit dhe Malësorit, që janë duke korrë sukses në referim ne Ligën Rajonale Akiten nga viti 2014. Është një treshe karakteristike, kryesor Malësori me ndihmës babain Osmanin dhe vëllain Valmirin.

“Për katër vjet kam qenë delegat i kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës 2000-2004, kur Sabri Hashani ka qenë kryetar e unë jam kanë i deleguar nga rajoni i Mitrovicës”, tha Osmani.

Osman Caka  arbitër futbolli nga viti 2000-2007. Në sezonin 2007-2008 hyri në listë si refer kryesor në Superligë por për shkaqe familjare migroj në Francë, ku menjëherë i nënshtrohet testit dhe filloj të arbitroj për dy sezone 2007-2008 dhe 2008-2009. Në qershor të 2009 kthehet në Kosovë dhe vazhdoj referimin në Ligë të parë si refer kryesor në sezonin 2009-2010. Në sezonin 2010-20011 jep provimin për Superligë dhe referoj si anësor. “Nga viti 2011 e gjer me tani jam duke jetuar në Francë dhe referoj në Distriktin e Bordos”, theksoi ai.

Valmir Caka si refer fillestar ka filluar në Francë në vitin 2008-2009 në Kosovë, ka vazhduar të referoj në sezonin 2009-2010 dhe 2010-2011. Meqë familjarisht vijnë në Francë në vitin 2011 ka vazhduar dhe menjëherë, si dhe momentalisht është refer rajonal.

Duhet cekur se në Kosovë ka referuar në Superligën e juniorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat