Ivan Perisic nuk dëshiron të flas rreth interesimit të Tottenhamit

Futboll

Ivan Perisic nuk dëshiron të flas rreth interesimit të Tottenhamit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 00:15
Ivan Perisic

Mesfushori i Interit, Ivan Perisic, është një ndër objektivat e Tottenham Hotspur.

Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino është i etur për të gjetur një sulmues të klasit të lartë dhe po përqendrohet te reprezentuesi i Kroacisë.

Futbollisti është i vetëdijshëm për thashethemet dhe nuk mund të përjashtojë largimin gjatë verës prej Interit.

“Unë nuk dua të flas për gjëra të tjera, unë luaj në Kupën e Botës. Do të shohim se çfarë ndodh kur të kthehem në Itali”, tha mesfushori.

Sezonin e kaluar, Perisic shënoi njëmbëdhjetë gola dhe bëri nëntë asistime në 37 paraqitje në Serie A.

Kujtojmë se për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe skuadra tjetër Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat