Menaxheri ndez ëndrrat e tifozëve të Liverpool: Asgjë nuk ka mbaruar

Futboll

Menaxheri ndez ëndrrat e tifozëve të Liverpool: Asgjë nuk ka mbaruar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:48
Jean-Pierre Bernes

Agjenti Jean-Pierre Bernes ka sugjeruar se një transferim potencial i sulmuesit të Lyon Nabil Fekir te Liverpoool është akoma një mundësi.

Pak pasi kishte përfunduar sezoni i kampionateve europiane, Liverpool thuhej se ishte shumë pranë blerjes me vlerë 65 mln euro të lojtarit të përfaqësueses franceze përpara se të fillonte botërori.

Por transferimi u anulua pas vizitës mjekësore dhe presidenti i klubit francez deklaroi se ai i kishte mbyllur derën Liverpool dhe negociatat nuk do të vazhdonin, por Bernes thotë se bisedimet mund të fillojnë përsëri në të ardhmen.

“Ai nuk nënshkroi me Liverpool, por asgjë nuk ka përfunduar. Ky nuk është fundi i kësaj historie,” shprehet agjenti.

Në ditët e fundit është shkruar se Fekir u është ofruar shumë klubeve Premier League për 80 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat