Trajneri i ri i Real Madrid ëndërron yllin e Bayern

Futboll

Trajneri i ri i Real Madrid ëndërron yllin e Bayern

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:15
Thiago Alcantara

Sipas një raporti të Telemadrid, Los Blancos kërkojnë të blejnë mesfushorin e Bayern Munich Thiago Alcantara.

Sipas portalit spanjoll, 27-vjeçari thuhet të jetë lojtari që kryeson listën e dëshirave të trajnerit të ri të Real Madrid, Julen Lopetegui.

Ish-trajneri i Spanjës njihet si një admirues i Thiago-s.

Ata të dy njihen prej shumë vitesh. Në Europianin e U-21 në vitin 2013 ata kanë bashkëpunuar për të parën herë së bashku, atëherë Spanja bëhet kampion i Europës falë tre golave të Thiago-s.

“Ai ka një kualitet të jashtëzakonshëm dhe shumë dëshirë për të luajtur,” thoshte Lopetegui për të atëherë.

Edhe lojtari do të ishte dakord të largohej nga Gjermania për të shkuar te Real. Gjithsesi, deri tani nuk ka asgjë konkrete, siç ka deklaruar edhe shefi i Bayern Karl-Heinz Rummenigge, nuk ka pasur asnjë klub që ka kërkuar informacion për spanjollin.

Ai thuhet të kushtojë rreth 70 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat