O dhondërr, u bonëm horë...

Futboll

O dhondërr, u bonëm horë...

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:03
FFK

(E plotësuar) - Një numër i vogël personash janë duke protestuar para selisë së FFK-së, për shkak të zgjedhjes së logos së Federatës së Futbollit të Kosovës. Ata me këtë rast kanë vendosur parullën ‘O dhondërr, u banëm horë’.

Para protestuesve kanë folur Eroll Salihu dhe Agim Ademi. Ata para mediave kanë deklaruar arsyet dhe mënyrën se si është zgjedhur logoja. Ndërsa grupi i dizajnerëve, të cilët janë duke protestuar nuk janë pajtuar me fjalët e tyre.

Krerët e Federatës kanë ftuar ata brenda selisë për diskutim, ndërsa mediat nuk u lejuan të hyjnë.

Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.

FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s. 

Protestohet kundër logos së re të FFK-së (Drejtpërdrejt)

Sot mbahet protestë kundër logos së re Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Protesta është thirrur nga tifozët të cilët janë të pa kënaqur me logon e përzgjedhur nga komisioni.

Protesta mbahet para re Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillon në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat