Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës

Futboll

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:42
Ilustrim

APOEL (Qipro), Qarabag (Azerbejxhan), Sheriff (Moldavi), The New Saints (Uells) dhe Videoton (Hungari), janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në raudin e parë eliminator të Champions League.

Në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për eliminatoret e Champions League-s, ndërsa UEFA sot ka bërë ndarjen e ekipeve në grupe, duke shkurtuar rrethin e kundërshtarëve të mundshëm. Shkëndija si jo bartëse është tërhequr në Grupin 1, ndërsa nga pjesa e bartësve si kundërshtarë të mundshëm janë APOEL-i i Qipros, Qarabag nga Azerbejxhani, Sheriff i Moldavisë, The New Saints nga Wels dhe kampioni i Hungarisë, Videoton. Shorti për caktimin e dysheve të xhiros së parë eliminatore të Champions League hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat