Protestohet kundër logos së FFK-së

Futboll

Protestohet kundër logos së FFK-së

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 08:58
Logoja e FFK-së

Sot mbahet protestë kundër logos së re Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Protesta është thirrur nga tifozët të cilët janë të pa kënaqur me logon e përzgjedhur nga komisioni.

Protesta mbahet para re Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillon në ora 12:00.

Federata e Futbollit të Kosovës të shtunën ka publikuar logon e re të FFK-së si dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës.

Logoja është kundërshtuar nga tifozët dhe dizajnerët e shumtë, duke e quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin e Kosovës.

FFK ka njoftuar se logoja nuk mund të ndryshohet, pasi tashmë është dërguar në zyrat e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat