Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së

Futboll

Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 23:05
Javier Pastore

Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur marrëveshje personale me Javier Pastoren, i cili do të fitojë katër milionë euro në vjet dhe pritet vetëm marrëveshja me Paris Saint-Germain.

Burime të shumta, si Tuttomercatoweb, SportItalia dhe Corriere dello Sportraportojnë për një marrëveshje të Romës me yllin argjentinas.

Sipas këtyre mediave italiane, takimi i sotëm mes drejtorit sportiv të Romës, Monchi dhe agjentit Marcelo Simonian, ka rezultuar me një marrëveshje.

Raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare, me Pastoren që do të përfitojë katër milionë euro në sezon te Roma.

Tani Roma është duke punuar për një marrëveshje me PSG-në, në bazën e 15-20 milionë eurove plus bonuseve.

Në rast transferimi të Pastores, ky do të ishte një rikthim në Serie A për reprezentuesin 29-vjeçar argjentinas, i cili luajti te Palermo.

Ai u transferua nga klubi sicialian te ai parisien në vitin 2011 për shifrën e 42 milionë eurosh.

Me ardhjen e Pastores te Roma, Radja Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat