Shari dhe Albarsa fituan turneun në Hasanbeg

Futboll

Shari dhe Albarsa fituan turneun në Hasanbeg

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 19:17
Pamje nga dorëzimi i çmimit

Në patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe Qytetit të Shkupi , ndërsa me organizim teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu është zhvilluar turneu  “Bajrami 2018”.  Në turne prezent ishte edhe vetë kryetari i komunës Gazi Babë, Borçe Georgievski, por edhe legjenda e sportit shqiptar Shaban Tërstena i cili ndau edhe çmimet për skuadrat më të mira. Fitues i turneun tek gjenerata 2008 doli skuadra e Albarsa (Shkup), e cila në finale në penalti 3:2 e mundi Sarajin. Skuadra e tretë ishte ajo e Milano (Kumanovë).

Portier më i mirë u shpall Drilon Alili (Saraj), ndërsa futbollist më i mirë doli Merdijan Sulejmani. Fitues i turneun tek gjenerata 2007 doli skuadra e SC Sharri (Hani i Eleziz) e cila në finale pas penaltive  e mundi  Albarsa (Shkup). Skuadra e tretë  më e mirë ishte ajo e Nova Kolonija (Shkup). Portier më i mirë u shpall Rinor Shkreta (Shari), ndërsa futbollist më i mirë doli Admir Zejadini.

Pas mbylljes së turneu pasoi shoqërimi me bakllava të të gjithë pjesëmarrësve ku u harxhuan më shumë se 500 copë bakllava. Organizatorët e dhe pjesëmarrësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin një ditor në Hasanbeg. Për dallim nga viti i  kaluar (2017), sivjet pati 20 skuadra pjesëmarrëse me më shumë se 200 futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat