Arbnor Morina, Isa Sadriu e Megzon Visoka, marrin licencat Profi-level

Futboll

Arbnor Morina, Isa Sadriu e Megzon Visoka, marrin licencat Profi-level

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:00
Arbnor Morina merr licencën

Nuk do mend se njëri nga prioritet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është padyshim edhe ngritja profesionale e trajnerëve të futbollit, duke qenë se gjatë okupimit shumë trajnerë nuk e kishin mundësinë e ngritjes së tyre profesionale. Kështu që në bashkëpunim me FSHF-në numrit të trajnerëve me Licencën Profi-level tashmë i janë shtuar edhe tre trajnerë të futbollit. Përzgjedhësi i Kombëtares U-15 Isa Sadriu, trajneri i Kombëtares U-19 femrave Megzon Visoka dhe trajneri i mirënjohur Arbnor Morina janë tre trajnerët e pajisur së fundmi me licencën Profi-level. Por, FFK-ja do të vazhdojë të punojë dhe angazhohet edhe më tutje në ngritjen profesionale të trajnerëve edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat