Batha transferohet te Shkëndija e Tetovës

Futboll

Batha transferohet te Shkëndija e Tetovës

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:57
Batha transferohet te Shkëndija e Tetovës

Ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha do të jetë përforcimi i ri i Shkëndijës së Tetovës. 26-vjeçari i cili para pak ditësh komunikoi divorcin me të kuqtë, do të vazhdojë karrierën te skuadra shqiptare e cila militon në kampionatin maqedonas. Lajmi bëhet i ditur nga “Supersport”, ndërkohë që skuadra kuqezi u shpall kampione në sezonin e kaluar dhe do të marrë pjesë në Champions.

Batha pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Shkendijën, ndaj prej të dielës në mbrëmje ka udhëtuar drejt Tetovës për të finalizuar marrëveshje. Ndërkohë që skuadra e trajnerit Qatim Osmani mësohet se është në bisedime edhe me futbollistin e Skënderbeu, Xhejms Adenij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat