Cristiano, 51 hat-tricka në karrierën e tij dhe 50 gola këtë sezon

Futboll

Cristiano, 51 hat-tricka në karrierën e tij dhe 50 gola këtë sezon

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:34
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo arriti që të shënojë hat-trick në ndeshjen e që Portugalia e zhvilloi ndaj Spanjës në kuadër të Kupës së Botës.

Me këtë hat-trick, Cristiano arriti në shifrën e 51 hat-trickave të shënuar në karrierën e tij si futbollist. Prej 51 hat-trickave, portugezi 44 i ka shënuar me fanellen e Real Madridit, 6 me fanellen e Portugalisë dhe 1 me ekipin e Manchester United.

Me tregolshin e realizuar ndaj “Furisë se Kuqe”, Cristiano arriti në shifrën e 50 golave të shënuar në këtë sezon me klubin dhe kombëtaren.

33 vjeçari Cristiano këtë sezon ka fituar për herën e 3-të rradhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Ai është i gatshëm për ta fituar edhe Kupën e Botës. Përveç Kupës së Botës, Ronaldo dëshiron të bëhet edhe golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.

E ardhmja e CR7 sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle është te Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat