Dy transferimet e para të trajnerit të Real Madrid vijnë nga Serie A, këta janë emrat

Futboll

Dy transferimet e para të trajnerit të Real Madrid vijnë nga Serie A, këta janë emrat

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:59
Julen Lopetegui

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka filluar të mendojë për ndërtimin e skuadrës së tij.

Presidenti Florentino Perez po përgatitet të ndërhyjë në treg për transferimin e dy lojtarëve, të kërkuar nga trajneri i ri i Real Madrid.

Të dy këta lojtarë vijnë nga Serie A, shkruajnë mediet në Spanjë.

Bëhet fjalë për mesfushorin serb të Lazios, Milinkovic-Savic dhe për portierin e Romos, Alisson Becker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat