Portieri i Spanjës, David De Gea, e ka humbur besimin e publikut spanjoll pas një gabimi trashanik kundër Portugalisë, sfidë që përfundoi 3:3. Shumë persona madje kanë kërkuar që ai të ulet në bankë dhe t’i lirojë vendin portierit të dytë, Kepa Arrizabalaga, për ndeshje ndaj Iranit. 41 për qind e votuesve në një sondazh të përditshmes spanjolle “Marca”, kanë kërkuar që De Gea të mbetet në portën e Spanjës, ndërsa 49 për qind kanë kërkuar që ai t’i lirojë vendin Kepas. Ndërkohë, njeriu më i kritikuar para fillimit të Kupës së Botës, Deigo Costa, ka marrë përkrahje të madhe në këtë sondazh, pasi 60 për qind e votuesve e kanë shpallur atë lojtarin e ndeshjes ndaj Portugalisë. Në sondazh morën pjesë afërsisht 160.000 votues.