Merkato, Barcelona “kërcënon” Juventus!!!

Futboll

Merkato, Barcelona “kërcënon” Juventus!!!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:36
Messi

Një kërcënim nga Spanja vjen për Juventus. “Mundo Deportivo” ka shkruar për interesimin e Barcelona për Miraliem Pjanic, pasi nuk ka arritur të realizojë blerjen e Antonie Griezmann.

Bardhezinjtë e Allegri nuk mund t’i lejojnë vetes të humbasin mesfushorin boshnjak, por nëse katalanasit fusin në bisedime edhe Andre Gomes, që pëlqehet nga drejtori teknik i “Zonjës së Vjetër” Paratici, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Të mërkurën, Juventus do të prezantojë Emre Can, i cili vjen me parametër zero nga Liverpool, pasi do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat