Conte do të largohet, Chelsea vendos se cili do ta zëvendësojë…

Futboll

Conte do të largohet, Chelsea vendos se cili do ta zëvendësojë…

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:27
Antonio Conte

Antonio Conte mund të mësojë fatin e tij javën e ardhshme teksa Maurizio Sarri është shumë pranë marrjes së detyrës së trajner i Chelsea. Sarri ka besim se Napoli do ta lejojë të largohet, pavarësisht se ka ende kontratë me klubin italian dhe ka pasur kontaktet e para me Gianfranco Zola, i cili duket se do të jetë pjesë e stafit të tij në “Stamford Bridge”. Conte nuk ka pasur më asnjë kontakt me drejtuesit e Chelsea, që pas 19 majit kur i drejtoi “blutë” në suksesin ndaj Manchester United, në Kupën e Anglisë.

Në momentin që Conte do të shkarkohet ai do të marrë 10 milionë euro dëmshpërblim. Napoli ka emëruar Carlo Ancelotti si trajner për sezonin e ardhshëm, por ende nuk e ka lënë të lirë Sarri të largohet. Klubi i Serie A kërkon rreth 3.5 milionë euro për trajnerin, të cilin e ka nën kontratë deri në qershor 2019 dhe e paguan 1.5 milionë euro në sezon, tre herë më pak se sa i është premtuar te Chelsea.

Blanc dhe Jankovic janë përmendur si emrat e trajnerëve të tjerë që mund të shkojnë te “blutë” e Londrës, por shtypi italian shkruan se Sarri është rikthyer favorit dhe kjo e tregon biseda me Zola, të cilit i ka kërkuar të punojnë bashkë në “Stamford Bridge”, atje ku Zola ka qenë futbollist i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat