Lazio: E doni Strakoshën, kaq e ka çmimin

Futboll

Lazio: E doni Strakoshën, kaq e ka çmimin

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:06
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha nuk do të largohet nga Lazio për më pak se 40 milionë euro.

Është ky çmimi që kanë fiksuar presidenti i Lazios Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare për të lënë të lirë portierin shqiptar i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me bardhekaltrit.

Liverpooli dhe Bayer Leverkusen janë dy klubet që kanë shfaqur më shumë interes për 23-vjeçarin kuqezi por 30 milionë eurot e ofruara nuk mjaftojnë për të blerë kartonin e Strakoshës.

Sipas Sport Italias, kryeqytetasit kërkojnë minimalisht 40 milionë euro për të lejuar largimin e gardianit të kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat