Edhe futbollistët e ri kujtonë Fadil Vokrrin

Futboll

Edhe futbollistët e ri kujtonë Fadil Vokrrin

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 19:32

Futbollistët e rijnë të shkollës së futbollit Vigani nga Prishtina kanë kujtuar ish kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në turneun e organizuar sot pikërisht nga kjo shkollë e futbollit , me rastin e ditës së Çlirimit të Prishtinës, para ndeshjeve organizatorët kanë  menduar të kujtojnë Fadil Vokrri.

Organizatori Fetah Veliu iu ka folur në fillim futbollistëve të ri, duke iu treguar për veprimtarinë e Vokrrit si kryetar i Federatës së Futbollit dhe njëkohësisht si lojtari.

Veliu e konsideroi Vokrrin si njeriun më të madh të sportit duke vlerësuar lartë punën e tij, duke thënë se Vokrri ishte ai që ia hapi dyert futbollit të Kosovës në Evropë.

“Një figurë emblematike qe i dha shumë futbollit të Kosovës, atij kombëtar në afirmimin ndërkombëtar dhe  të pranimit të FFK-së në organizmat ndërkombëtar te futbollit  UEFA dhe FIFA, ,  një personalitet që shumë vështir mund te zëvendësohet dhe që ka lenë shumë zbarëti në mbarëvajtjen dhe avancimin e futbollit Kosovar si në organizimin e brendshëm dhe po ashtu atë të jashtëm” tha Veliu.

Fotot e mëposhtme mund ti shihni lojtarët e rijnë me fanella kushtuar Fadil Vokrrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat