Spanjollët e Chelsea tradhëtuan Conte, spiunuan te Ramos që të mos drejtojë Realin

Futboll

Spanjollët e Chelsea tradhëtuan Conte, spiunuan te Ramos që të mos drejtojë Realin

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:43
Conte

Në fund, presidenti Florentino Perez zgjodhi Julen Lopetegui si trajnerin e ri të skuadrës së Real Madrid, që 24 orë pasi mori këtë detyrë, u shkarkua nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Spanjës. Por para se presidenti Perez ta zgjidhte pat menduar që stolin e skuadrës “merengues” t’ia besonte një trajneri me më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare si Antonio Conte. Sipas të përditshmes “El Pais”, trajneri italian nuk ka qenë asnjëherë kundër transferimit në Madrid, por ai që ka kundërshtuar këtë lëvizje dhe që ka vënë veton ka qenë kapiteni Sergio Ramos.

Pas largimit të Zinedine Zidane, presidenca e Real ka marrë në konsideratë shumë kandidatë dhe duke parë se Antonio Conte është në prag të divorcit me Chelsea, menduan të afrojnë trajnerin italian. Mendimi që ka dhënë Sergio Ramos ka qenë vendimtar në zgjedhjen përfundimtare. Ai ka marrë informacion për trajnerin Conte te spanjollët e Chelsea (Morata, Fabregas, Pedro, Azpilicueta e Marcos Alonso). Dhe duket se mendimi i tyre ka qenë negativ, duke ndikuar edhe te Ramos, që ka vënë veton për të mos lejuar Conte të ulet në stolin e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat