Manolas te Chelsea? Flet agjenti i lojtarit

Futboll

Manolas te Chelsea? Flet agjenti i lojtarit

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:36
Kostas Manolas

Pas raportimeve se Chelsea janë gati të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 38 milionë eurove për Kostas Manolas, agjenti i mbrojtësit të Romës tha: “Duhet të pyesni klubin”.

Gazetari i Sportitalia Alfredo Pedulla deklaroi se skuadra nga Stamford Bridge po tregonte interes të fortë.

“Nuk di asgjë për interesin nga Chelsea, kështu që do të duhet të pyesësh klubin”, tha agjenti Ioannis Evangelopoulos për Romanews.eu.

Mbrojtësi grek ishte lidhur tashmë me Arsenalin verën e kaluar, por nënshkroi një kontratë të re me Giallorossët në dhjetor.

Ai mbushi 27 vite këtë javë dhe profili i tij u rrit në mënyrë të konsiderueshme nga goli vendimtar për të goditur Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat