Nxitimi i Mourinhos në analizë – çfarë deklaroi para dhe pas het-trikut të Ronaldos

Futboll

Nxitimi i Mourinhos në analizë – çfarë deklaroi para dhe pas het-trikut të Ronaldos

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:52
?Jose Mourinho?

?Jose Mourinh do të jetë për katër ditët e para të Botërorit analisti teknik i kanalit rus RT, në të cilin kanë komentuar edhe duelet e parë të “Rusi 2018”.

Por ndoshta, dje në mbrëmje, pas përfundimit të sfidës Portugali – Spanjë, ndoshta vetë Jose Mourinho do të jetë bërë pishman që doli disi jashtë kontureve, kur u përgjigj se me bluzën e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk është i njëjti lojtar që të gjithë shohin te Reali Madridi.

“Portugalia nuk mund të presë që Cristiano Ronaldo të luajë me të njëjtin ritëm siç bën te Reali Madridi dhe pa dyshim që edhe Ronaldo nuk është i njëjti lojtar që shohim te Reali ai që shohim të gjithë kur vesh bluzën e përfaqësueses.

“Fakti është që të luash në një klub si Reali, me lojtarë klasi si Modric dhe Kroos, është normale që të jetë më e thjeshtë. Me këta dy magjistarë që dinë të të dhurojnë asiste dhe të t’i bëjnë golat shumë herë më të lehtë, është normale që edhe Ronaldo të realizojë më shumë, më lehtë dhe të luajë edhe më i qetë. Ah po, nëse Portugalia do të kishte në përbërje dy lojtarë si Kroos dhe Modric, do të ishim favoritë të Kupës së Botës, por këta nuk i kemi, kështu që mos prisni edhe një Ronaldo fluturues”, tha Mourinho përpara sfidës së djeshme.

Por teksa takimi kundër Spanjës ka përfunduar, në analizën e tij dhe pyetjes mbi “jashtëtokësorin” Cristiano Ronaldo, edhe vetë trajneri portugez kërkoi që të shprehet me pak fjalë, me të cilat në thelb pranon edhe “gabimin e tij”.

“Në botë ka lojtarë për ndeshje normale; në botë ka lojtarë për të gjitha tipet e ndeshjeve, por ndërkohë ka edhe lojtarë si Cristiano që janë të lindur për ndeshjet speciale. Ronaldo është një i bekuar, i destinuar për të qenë gjithmonë në vitrinën e një niveli futbolli që pak, shumë pak, mund ta arrijnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat