Ronaldo: Ky është trajneri më i keq me të cilin kam punuar

Futboll

Ronaldo: Ky është trajneri më i keq me të cilin kam punuar

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:42
Ronaldo dhe Cuper

Sulmuesi legjendar Ronaldo, ka thënë se Hector Cuper ka qenë trajneri më i keq që ka punuar në karrierën e tij.

Ronaldo dhe Cuper kanë punuar një kohë te Interi, e cila nuk i ka pëlqyer aspak fituesit të Kupës së Botës me Brazil në vitin 2002.

“Kur ai arriti, historia ime te Inter mori fund”, ka deklaruar Ronaldo.

“Kurrë nuk kam menduar se situata do të shkonte deri atje sa për t’i kërkuar presidentit Morattit të zgjedh mes meje dhe trajnerit, dhe për befasinë time ai zgjodhi trajnerin, gjë e cila ishte e mrekullueshme pasi unë mund të shkoja te Real Madrid”, ka shtuar fenomeni.

Hector Cuper sot është trajner i Egjiptit me të cilën kombëtare merr pjesë në Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat