Dështuan me Griezmann, Barca gjen dy lojtarë tjerë

Futboll

Dështuan me Griezmann, Barca gjen dy lojtarë tjerë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:39
Griezmann

Barcelona do të shikojë mundësi të tjera pas dështimit për të transferuar Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Ëndrra për të transferuar yllin francez ka marrë fund për Barcelonën.

Griezmann përmes një video të lëshuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, në mënyrë emocionale ka zbuluar se do të mbetet te Atletico Madrid.

Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë për alternativa tjera këtë afat kalimtar.

Janë Frenkie de Jong i Ajaxit dhe Christian Eriksen i Tottenhamit lojtarët që tani po kërkohen nga Barcelona, duke u cilësuar si plani B i katalanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat