E turpshme, shqiptari tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe jam tifoz i Zvezdës

Futboll

E turpshme, shqiptari tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe jam tifoz i Zvezdës

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:27
E turpshme, Grillo tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe jam tifoz i Zvezdës

?“Jam tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb”, kështu tha Konstandin Grillo mbrëmë për “Ora News”. Deklarata ka ngjallur reagime të shumta, në opinionin mbarë shqiptar. Drejtori i sportit në RTSH, Pano Xhixho, duke treguar se ende nuk i ka dëgjuar vetë ato që tha në të vërtetë Grillo, konfirmoi se do të vazhdojë të komentojë në RTSH. Xhixho gjithashtu tha se në vitin 2018 gjithsekush ka të drejtën që të mbështesë një ekip.

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar në mendje që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Por, komentatori i njohur i televizionit publik shqiptar, Konstandin Grillo, ka deklaruar publikisht në ekranin e “Ora News” se në Rusi do ta mbështesë Serbinë, vendin që këmbënguli dhe luftoi kundër Kosovës që të mos pranohet në UEFA e FIFA, pa përmendur ato që kanë ndodhur gjatë historisë.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën, por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, ishin fjalët e Kosta Grillos të televizionit publik shqiptar, që ka ngjallur reagime të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat