Fluturon në ajër Adnan Januzaj

Futboll

Fluturon në ajër Adnan Januzaj

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:45
Fluturon në ajër Adnan Januzaj

Kombëtarja e Belgjikës po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Panamasë që do të zhvillohet ditën e hënë. Gjatë seancave stërvitore, lojtarët nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin, ku nuk munguan ndërhyrjet e ashpra.

Ai që e ka pësuar ka qenë mesfushori me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj. Ky i fundit ka marrë një ndërhyrje të ashpër nga mesfushori i Sitit, Kevin De Bryjn.

Januzaj ka fluturuar në ajër, pas ndërhyrjes së De Bryjn, duke u ankuar për lojën e shokut të tij të skuadrës. Nuk dihet sa serioz është dëmtimi i mesfushorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat