Pique reagon në “Twitter” për vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico

Futboll

Pique reagon në “Twitter” për vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 00:34
Gerard Pique

Pique e ka marrë me qetësi vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico Madridi.

Antoine Griezmann ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” se do të qëndrojë te Atletico Madridi, duke dëshpëruar Barcelonën – skuadër që insistonte për shërbimet e francezit.

Pas vendimit të Griezmannit për të qëndruar te Atletico, ka reaguar Gerrard Pique i Barcelonës, i cili ka bërë një postim në “Twitter”.

“Një tjetër mënyrë për të parë jetën e futbollistëve dhe dyshimet e tyre për të marrë vendime më të rëndësishme të karrierës së tyre. Faleminderit ekipit (Kosmos_Studios) dhe sidomos Griezmannit për këto javë të fundit. Keni vendosur që të qëndroni te Atletico dhe shpresoj që të bëni sezon fantastik”, shkroi Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat