Gattuso përsërit: Më duhet një sulmues krahu…

Futboll

Gattuso përsërit: Më duhet një sulmues krahu…

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:15
Gattuso

“Lëvizjet në merkato? Nuk është një sekret. Sigurisht që do të marrim një futbollist të rëndësishëm në mesfushë dhe nëse do të kemi mundësi të gjejmë një sulmues të aftë do të jemi shumë të lumtur. Na duhet dikush që t’i jap frymëmarrje Suso, sepse nëse Borini mund të zëvendësojë Calhanoglu në ndeshje të caktuara, Suso nuk ka askënd. Pra, më duhet një sulmues. Andre Silva? Do të bëj mirë në Kupën e Botës, është i ri, ka talent dhe duhet ta presim të arrijë nivelet më të larta,” – këto kanë qenë fjalët trajnerit të Milan, Gennaro Gattuso, para nisjes për në Moskë ku do të shohë Kupën e Botës.

Në shtëpinë kuqezi ka edhe probleme me UEFA në lidhje me “fair play financiar”. “Eshtë një moment i vështirë, por po presim të qetë vendimin e UEFA. Unë mendoj se kam një skuadër të fortë, që mund të luaj për të fituar Europa League. Tani jam në Rusi, do të shoh Spanjë-Portugali dhe më pas do të kthehem për 1/8-t e finaleve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat