Topalli nga Vushtrria në Therandë

Futboll

Topalli nga Vushtrria në Therandë

Nga: K. G. Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:35
Gjatë një ndeshje

Futbollisti Jetmir Topalli është ndarë me ekipin e Vushtrrisë. Topalli tha se klubi vushtrrias gjithherë do të mbetet në zemrën e tij. “I bashkohem skuadrës së Ballkanit nga Theranda. Por, para se të ndalem të flas për aventurën time të re më lejoni të bëj një falënderim që buron nga thellësia e zemrës. Sot po ndahem zyrtarisht nga FC Vushtrria, nga tifozët "Forca", me të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër ishim bashkë depërtuan thellë në ndjenjat e mija me ç'rast për mua do të mbeten përherë në zemrën time. Faleminderit drejtuesve të skuadrës të Vushtrrisë për mundësinë e dhënë, faleminderit tifozëve për përkrahje, faleminderit bashkëlojtarëve me të cilët kalova një stinor fantastik personal si dhe trajnerin Isa Sadriu qe me ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre momenteve dhe me herët, por fatkeqësisht nuk arritëm atë për çka luftuam me plotë energji dhe forcë. Unë besojë që Vushtrria edhe pa mua do të rikthehet aty ku e ka vendin Superligë”, ka thënë Topalli.

"Për mua si futbollist i ri me ambicie të arrijë sa më lart në futboll pas disa vjet në Ligën e Parë me 2 Korrikun e Vushtrrinë, ishte koha të kalojë në një nivel me të lartë. Skuadra e Ballkanit ishte më konkretja në ofertat e shumta që pata, andaj pas bisedave me kryetarin e klubit Arsim Kabashi, vendosa ti bashkohem projekltit serioz që ka kjo skuadër për të cilën premtoj që do të jap më të mirën nga vetja në mënyrë që Ballkanin ta ngrisim së bashku me shokë në majat e futbollit", tha më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat