Leeds United kërkon ngjitjen në Premier League

Futboll

Leeds United kërkon ngjitjen në Premier League

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:53
Marcelo Bielsa

Marcelo Bielsa mund të nisë një aventurë të re në Championship, në krye të skuadrës së Leeds United, që e mbylli sezonin në vendin e 13-të, shumë larg objektivit për ringjitjen në Premier League.

Mediat angleze shkruajnë se drejtuesit e klubit dhe ish-trajneri i Argjentinës janë në bisedime prej kohësh dhe se marrëveshja mund të arrihet gjatë ditëve në vijim.

Po sipas atyre që raportojnë mediat, 62-vjeçari ka shfaqur interes dhe dëshirë të madhe për të nisur aventurën në Angli me skuadrën nga “Elland Road”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat