“Lufta brutale” e Sergio Ramos pas shkarkimit të trajnerit të Spanjës - Bota Sot
“Lufta brutale” e Sergio Ramos pas shkarkimit të trajnerit të Spanjës

Futboll

E shtunë, 18 gusht 2018

“Lufta brutale” e Sergio Ramos pas shkarkimit të trajnerit të Spanjës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:08
Sergio Ramos

Sergio Ramos, kapiteni i ekipit kombëtar spanjoll, ishte lojtari i parë që ka reaguar pas shkarkimit të Julen Lopetegui si trajner i “La Roja” dhe emërimit të Fernando Hierro në vend të tij, për Kupën e Botës së Rusisë. Ramos ishte një prej mbrojtësve më të ashpër të Julen Lopetegui para presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, por më në fund nuk mundi të shmangte shkarkimin e trajnerit të ri të Real Madridit.

Pas këtij “tërmeti” në kombëtaren spanjolle, Sergio Ramos ka treguar interes në sigurimin e unitetit të ekipit në këtë Kupë Bote. Dhe Ramos është bazuar në një logo, për të apeluar në bashkimin e shokëve të tij dhe tifozëve spanjollë.

“Ne jemi ekip, ne përfaqësojmë një flamur, një ngjyrë, një hobi, kemi përgjegjësinë dhe angazhimin e një vendi. Jemi me ju dhe për ju, dje, sot dhe nesër, së bashku. # VamosEspaña” – shkroi Sergio Ramos në rrjetet sociale, së bashku me një fotografi, në të cilën mund të shihni stemën (logon) e fanellës së kombëtares spanjolle.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test