Allegri: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet fat

Futboll

Allegri: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet fat

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:52
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se për ta fituar Ligën e Kampionëve nevojitet shumë fat.

Bianconerët kanë qenë dy herë në finale të garës më të madhe për klube nën drejtimin e trajnerit aktual, në vitin 2015 dhe 2017, ndërsa në dyja rastet kanë humbur, nga Barcelona dhe Real Madridi, respektivisht.

“Në 11 vitet e fundit, Reali e ka fituar katër herë, Barca e ka fituar katër herë dhe pastaj nga një herë e kanë fituar Interi, Bayern Munichu dhe Chelsea”.

“Në këto 11 vite të fundit, (Cristiano) Ronaldo ka qenë gjashtë herë golashënuesi më i mirë, (Lionel) Messi pesë herë, ndërsa Topi i Artë është ndarë ndërmjet tyre”.

“Arritja në finale dhe prishja e këtyre statistikave, është e vështirë. Juventusi është përpjekur, në këto katër vitet e fundit jemi klubi i vetëm qe e kemi eliminuar Real Madridin, në tre vitet tjera, ka luajtur në finale dhe ka qenë e pamundur (të ndalet)”.

“Një herë luajtëm ndaj Realit në finale dhe humbëm, herën tjetër luajtëm ndaj Barcelonës dhe humbëm. Ishte vështirë të fitonim, ndërsa për t’i fituar finalet ke nevojë për fat”.

“Ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë momenti i duhur”, ka deklaruar Allegri në një intervistë për Sky. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat