Përforcohet Kukësi - Bota Sot
Përforcohet Kukësi

Futboll

E hënë, 18 qershor 2018

Përforcohet Kukësi

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:38
Përforcohet Kukësi

Sebino Plaku është zyrtarisht futbollisti i Kukësit, të paktën gjatë pjesëmarrjes së verilindorëve në Kupat e Europës. Presidendi Safet Gjici dhe sulmuesi 33-vjeçar, bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor, pozuan me fanellën e re, duke zyrtarizuar kështu marrëveshjen e arritur.

Plaku është një sulmues me shumë përvojë, sidomos në përfaqësimet ndërkombëtare, ndaj dhe drejtuesit e nënkampionëve të Shqipërisë nuk kanë dashur të rrezikojnë në merkato me emra të panjohur. Në eksperienca në Europë do të shkojë mirë, atëherë palët mund të gjejnë sërish gjuhën e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit.

Sidoqoftë, Kukësi është në merkato për të afruar të tjerë sulmues me peshë, për të mbushur boshllëkun e lënë nga goleadori shkodran, Sindrit Guri, që tashmë është transferuar në Belgjikë. UEFA e ka zyrtarizuar në shortin e Champions-it skuadrën verilindore, duke e konsideruar të përjashtuar Skënderbeun kampion, por korçarët janë sy e veshë nga CAS-i i Lozanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test