Brazili me mungesë kundër Zvicrës

Futboll

Brazili me mungesë kundër Zvicrës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:22
Tite

Mesfushori i Shakhtar Donetsk dhe Brazilit, Fred, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim, ka munguar në stërvitjen e radhës së “Selseao” në Sochi. Trajneri Tite ka pasur në dispozicion 22 futbollistë teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të Botërorit 2018 kundër Zvicrës.

Fred, që sezonin e ardhshëm do të luajë me Manchester United, ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe pritet që vetëm të hënën e ardhshme të bëhet pjesë e ekipit, pasi po ndjek një program të veçantë riaftësues.

Brazili do ta nisë botërorin me ndeshjen e së dielës kundër Zvicrës, ndërsa Kosta Rika dhe Serbia do të jenë kundërshtarët e tjerë në Grupin E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat