“Fotokopje” e Lionel Messit, tifozi iranian përfundon në polici

Futboll

“Fotokopje” e Lionel Messit, tifozi iranian përfundon në polici

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:34
“Fotokopje” e Lionel Messit, tifozi iranian përfundon në polici

Çuditë nga Rusia kanë nisur, ende pa filluar kampionati botëror. Rasti më i freskët, është ai i iranianit Reza Parastesh, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e frikshme me Messin në paraqitjen e tij.

Me origjinë nga Irani, ai cilësohet si një “fotokopje” e Messit, dhe njerëzit e ngatërronin kur ai gjendej në rrugë, duke menduar se ishte ylli i Barcelonës.

Edhe ditën e djeshme, ai është shfaqur në rrugët e Moskës, dhe i gjendur me fanellën e Barcelonës, njerëzit e kanë rrethuar, sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Iraniani u shoqërua në komisariat nga policia, dhe më pas i është kërkuar të mbajë një maskë në fytyrë, pasi me pamjen e tij ai mblidhte shumë njerëz rreth vetes, gjë që ia bënte të vështirë punën policisë për të kontrolluar turmat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat