Ish lojtari i Prishtinës vazhdon me Shkëndijen - Bota Sot
Ish lojtari i Prishtinës vazhdon me Shkëndijen

Futboll

E hënë, 18 qershor 2018

Ish lojtari i Prishtinës vazhdon me Shkëndijen

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:27
Visar Musliu firmos

Pasi gjashtë muajt e kaluar luajti me kuqezinjtë si futbollist i huazuar nga radhët e Prishtinës, mbrojtësi Visar Musliu tashmë është në pronësi të Shkëndijës nga Tetova.

Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi 23 vjeçar firmos kontratë dyvjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjëve. Reprezentuesi i Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë. Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e lartë 4:0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test