Strategjia e gabuar te Vllaznia

Futboll

Strategjia e gabuar te Vllaznia

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:48
Vllaznia

Vllaznia nga Shkodra është një nga akademitë me numrin më të madh të talenteve në Shqipëri. Mirëpo, mungesa e strategjisë dhe planit konkret të drejtuesve të klubit ka bërë që kuqeblutë të mos përfitojnë asgjë nga largimi i yjeve. Asgjë, duke parë shifrat aktuale të transferimeve dhe faktit që Vllaznia ka përfituar maksimumi 20 mijë euro.

Rasti i Hebajt drejt Domzhales ka qenë për alarm, pasi Vllaznia nuk ka përfituar asgjë. Në rastin e Uendi Vecajt, i transferuar te Dinamo e Zagrebit, kuqeblutë kanë shtuar në arka vetëm 20 mijë euro.

Në rastin e Edon Hasanit, shifra e largimit u vendos 15 milionë lekë (të vjetër), por duke qenë se klubi i detyrohej futbollistit në këtë shifër, atëherë nuk përfitoi asgjë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat