Spanja emëron trajnerin e ri

Futboll

Spanja emëron trajnerin e ri

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:40
Fernando Hierro

Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës 2018, pasi Julen Lopetegui u shkarkua të mërkurën. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit ishte më parë drejtor sportiv i skuadrës kombëtare spanjolle, ndërsa tani do të bëjë trajnerin, pas largimit të habitshëm të Lopetegui të mërkurën.

Ky i fundit u emërua trajner i Real Madridit të martën, me një njoftim nga klubi galaktik, duke pretenduar se do ta merrte rolin e ri pas përfundimit të Kupës së Botës, me Spanjën të vendosur të luajë kundër Portugalisë në ndeshjen e hapjes, të premten.

Megjithatë, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) mori vendimin për të shkarkuar ish-trajnerin e Portos të mërkurën, duke e konsideruar të patolerueshëm negocimin me “Los Blancos” pa dijeninë e askujt, edhe pse ishte në krye të “La Roja”.

Hierro ka qenë më parë asistent trajner te Real Madridi dhe, gjithashtu, ka punuar si drejtor futbolli në klubin e Malaga. Sidoqoftë, ai ka drejtuar vetëm një klub në karrierën e tij si trajner, duke marrë përsipër Real Oviedon në “Segunda Divizion” të Spanjës, për sezonin 2016-2017. Më pas u largua me pëlqimin e ndërsjellë të dy palëve.

Hierro është më i njohur në Spanjë për ditët e tij të lojës me Real Madridin, ku tri herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë La Liga-n. Ai, gjithashtu, kaloi sezonin 2004-2005 duke luajtur nën drejtimin e Sam Allardyce, te Bolton Wanderers. Pas hapjes kundër Portugalisë, Spanja do të përballet me Iranin dhe Marokun në Grupin B, në Botërorin e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat