Behrami flet për Neymarin

Futboll

Behrami flet për Neymarin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:05
Behrami flet për Neymarin

Valon Behrami është në formë të jashtëzakonshme dhe me padurim me kombëtaren e Zvicrës e presin ballafaqimin e parë me 17 qershor, kundër Brazilit, në ndeshjen e parë të grupit E të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. “Këtu në Rusi çdo moment është i rëndësishëm për mua, ndoshta është turneu i fundit i madh i karrierës sime”, ka thënë Behrami. 

Futbollisti më përvojë të madhe dhe shtylla e kombëtares së Zvicrës shpreson në një ditë të keqe të sulmuesit brazilian, Neymar.  Si do të ndalin Neymarin?

“Neymar është një nga top 3 futbollistët më të mirë në botë. Mund të shpresojmë në një ditë të keqe të tij. Në duel një me një Neymar është i pandalshëm, ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip”, ka thënë mes të tjera Behrami. Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës luhet të dielën (20.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat