Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të Spanjës

Futboll

Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të Spanjës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:58
Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të Spanjës

Trajneri Julen Lopetegui u shkarkua nga kombëtarja e Spanjës, vetëm 1 ditë para startit të Botërorit për shkak të firmosje së tij me Realin.

Drejtuesi e Federatës spanjolle e cilësuan si një fyerje të rëndë, faktin që Lopetegui kishte pranuar ofertën e Realit dhe u zyrtarizua ditën e djeshme.

Mediat spanjolle zbulojnë se lojtarët u mblodhën të gjithë së bashku dhe i kërkuan drejtuesve të federatës të mos e shkarkon trajnerin. Ishte planifikuar që konferenca për shtyp të zhvillohej në orën 10:30, por u shty për në orën 11:30 për shkak të mbledhjes së lojtarëve. Por as mbledhja me lojtarët nuk e kthehu vendimin, pasi presidenti Rubiales ishte i bindur për shkarkimin e trajnerit.

“Jemi në një situatë të komplikuar, shumë të komplikuar. Vlerësoj shumë Lopeteguin, por ka mënyra të duhura se si të bëhen gjërat. Janë lajmëruar me një telefonatë nga ai vetëm 5 minuta para se Reali të lëshonte deklaratën për shtyp. Ky ekip vazhdon punën pavarësisht trajnerit”, u shpreh Rubiales në konferencën për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat