Lemar tek Atletico për 60 milionë euro

Futboll

Lemar tek Atletico për 60 milionë euro

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:43
Thomas Lemar

Mesfushori francez ka arritur marrëveshje me klubin nga Madridi.

Thomas Lemar do të jetë lojtar i ri i Atletico Madrid.

Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta prestigjoze franceze L’Equipe. “Los Colchoneros” kanë arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese në kryeqytetin spanjoll për 60 milionë euro.

Verën e kaluar Lemar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por në fund kalimi i tij në Emirates Stadium dështoi për shkak të shifrës së lartë që kërkonte Monaco për ta lënë të lirë.

Në këtë vendim të 22-vjeçarit për të zgjedhur Atleticon mund të ketë ndikuar edhe ndërhyrja e Antoine Griezmann shokët të tij në kombëtaren franceze, i cili mesa duket do të rinovojë kontratën e tij me klubin bardhekuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat