Ja sa kushton Kupa e Botës

Futboll

Ja sa kushton Kupa e Botës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:14
Ilustrim

Në rast se Spanja do të fitojë Kupën e Botës 2018, secili prej futbollistëve iberik do të marrë 825 mijë euro neto në formën e shpërblimit, aspak keq. Por nuk ka vetëm shpërblime, Federata Spanjolle e Futbollit do të aplikojë edhe “gjobat”.

Nëse Spanja nuk shkon as në çerekfinale nuk do të marrë asnjë parà në formën e dietave. Sergio Ramos ka nënshkruar këtë marrëveshje në emër të shokëve të skuadrës.

Ndërkohë, secili prej futbollistëve të Gjermanisë do të marrë 350 mijë euro për kokë, nëse gjermanët shpallen kampionë të botës.

Brazili, që pavarësisht nga dështimi i katër viteve më parë konsiderohet si favorit, do t’i jap secilit prej lojtarëve 800 mijë euro nëse triumfojnë në Rusi, pak a shumë një shpërblim të ngjashëm me atë të Spanjës.

Po Franca? 150 mijë euro për kokë në rast se arrihet gjysmëfinalja, 280 mijë për finalen dhe 500 mijë për trofeun.

Por shifra kryesore është kjo, skuadra që fiton Kupën e Botës do të marrë 791 milionë dollarë nga FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat