Lëndimi nuk është serioz, Pique gati për Portugalinë

Futboll

Lëndimi nuk është serioz, Pique gati për Portugalinë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:02
Gerard Pique nuk ka asnjë lëndim serioz.

Mbrojtësi spanjoll është lënduar në stërvitje para pak ditësh.

Gerard Pique nuk ka asnjë lëndim serioz.

Mbrojtësi i Barcelonës i cili një ditë më parë u largua përpara kohe nga stërvitja për shkak të një goditjeje që mori në gju, është stërvitur normalisht këtë të martë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën ndaj Portugalisë të premten.

Por lajmet e mira nuk mbarojnë këtu për trajnerin e La Rojas, Julen Lopetegui i cili pas Botërorit do të marrë drejtimin e Real Madridit.

Dani Carvajal ka marrë pjesë në stërvitjen e së martës duke lënë prapa krahëve lëndimin që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, Carvajal takimin ndaj Portugalisë pritet ta përcjellë nga stoli për të zbritur rregullisht në fushë në takimin e dytë në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat