Interi zyrtarizon ofertën për Nainggolan: 22 milionë euro, plus një lojtar i ri

Futboll

Interi zyrtarizon ofertën për Nainggolan: 22 milionë euro, plus një lojtar i ri

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:49
Radja Nainggolan

Filloi zyrtarisht operacioni i Interit për të marrë shërbimet e Radja Nainggolan. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit do të paraqesin ofertën e parë për Romën, duke i kërkuar asaj mesfushorin belg, një njohje e vjetër e teknikut Spallletti.

Në tavolinën e bisedimeve për momentin do të jenë 22 milionë euro, plus një lojtar i ri nga të rinjtë zikaltër, që do të zgjidhej ndoshta midis Zaniolo dhe Valietti. Megjithatë, oferta e Interit nuk ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për të bindur Romën, sepse, ndryshe nga vera e kaluar, këtë herë duket e gatshme ta shesë Nainggolan, por ai vlen 40 milionë euro.

Ndjenja, megjithatë, është se këtë herë marrëveshja mund të arrihet, në qoftë se verdhekuqtë do të ulin pak pretendimet e tyre, sepse Nainggolan do të kishte thënë “po” për Spallettin dhe do të jetë i gatshëm për të kaluar tek Interi. Roma, nga ana tjetër, duhet të përfitojë të holla, pasi ka shpenzuar shumë për blerjet e Coric, Cristante dhe Justin Kluivert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat