Arsenal gati të paguajë 5 mln € më shumë se duhet për lojtarin e Serie A

Futboll

Arsenal gati të paguajë 5 mln € më shumë se duhet për lojtarin e Serie A

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 23:51
Unai Emery

Arsenal raportohet se ka ofruar 30 mln euro për Lucas Torreira por nuk po arrin marrëveshjen me mesfushorin e Sampdoria-s.

Sipas Sport Mediaset, Arsenal po përgatitet të paguajë 5 milionë euro më shumë se klauzola e tij në mënyrë që të mposhtin konkurrencën.

Gjithsesi, media italiane shprehet se akoma nuk ka një marrëveshje për kontratën e uruguaianit.

Kjo nuk duhet të vijë si një surprizë, duke parë se Napoli është përfolur për një transferim të Torreira por edhe klubi italian e kishte të vështirë të arrinte marrëveshjen me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat