Morina dhe Selmani, emra që premtojnë shumë

Futboll

Morina dhe Selmani, emra që premtojnë shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:26
Djellon Morina e Muharrem Selmani

Në çdo vend të botës ka sportist të talentuar shqiptarë sidomos futbollist që po dëshmohen kudo që po luajnë. Dy emra të rinj që po vijnë dhe premtojnë se do të jenë të jashtëzakonshëm, pa dyshim janë edhe 13-vjeçarët Djellon Morina dhe Muharrem Selmani. Të dy talentet janë të motivuar deri në pikën e fundit për të japë maksimumin për ekipin e kadetëve TSV Melsdorf përkatësisht TuS Metenhof, që garojnë në Kreisliga! Morina luan në TSV Melsdorf dhe Selmani në TuS Metenho, të cilët shquhen me angazhim sidomos me udhëheqjen e topin, me një teknikë të përsosur dhe janë shumë të frytshëm për ekipin e tyre. Si njëri futbollist po ashtu edhe tjetri kanë shpejtësi, kanë mjeshtri dhe disa herë nga pozita të vështira edhe  shënojnë. 

Qëllimi i tyre është që të punojnë me ritëm të lartë, të arrijnë të përsosen në çdo element dhe me ekipet e tyre të regjistrojnë rezultate sa më të mira. Edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur me paraqitjet e djelmoshave dhe shpresojnë në një perspektiv te ndritshme të tyre.  “Si çdo i ri po ashtu edhe ne synojmë që të jem në formën më të mirë dhe të arrijmë shumë në të ardhmen. Stërviten me përkushtim, me një synim që mësojmë elemente të reja. Kushtet janë shumë të mira për stërvitje dhe një motiv shtesë që na japin forcë për të punuar gjithnjë e më shumë në realizimin e ëndrrës sonë. Përpiqem që të japim më të mirën në fushën e lojës. Futbolli është sport që na fle në zemër dhe besojmë se do të realizojmë synimet tona.

Në Gjermani kushte janë fenomenale dhe talentet vlerësohen e motivohen më shumë.  Prandaj, e jona është që të japim maksimumin dhe të shënojmë suksese me klubet ku luajmë”, thonë njëzëri Djellon Morina e Muharrem Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat