4 gjërat që i ka marrë Toni Kroos me vete në Rusi

Futboll

4 gjërat që i ka marrë Toni Kroos me vete në Rusi

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:08
Toni Kroos

Gjermania ka udhëtuar në Rusi për kampionatin botëror që do të fillojë të enjten në këtë shtet.

Toni Kroos ka marrë me vete një botim të biografisë së këngëtarit britanik Robbie Williams dhe 3 furça të dhëmbëve, sipas fjalëve të tij në një intervistë për televizionin privat gjerman Pro-Sieben.

”Biografinë do t’a përfundoj, tani posa e kam filluar.”, tha lojtari rreth atij vëllimi botues që ka marrë për t’a lexuar gjatë kohës sa do të qëndrojë në Rusi.

Mesfushori zbuloi se lojtarët nuk marrin shumë gjëra personale me vete para se të arrijnë në Rusi.

”Praktikisht, ata na japin gjithcka që na nevojitet. Nuk kemi nevojë të mbajmë shumë gjëra, shumica e gjërave tashmë janë atje.”. thotë ai. Ndër të tjera, ai shpjegoi se gjithashtu Federata e futbollit Gjerman është e detyruar t’i sigurojë takat e lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat